FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yildiz: Krenar për grupin, tani mendojmë për sfidën me Kosovën

Turqia mori një fitore të rëndësishme minimale 1-0 ndaj Rumanisë, duke prerë biletën për finalen e “play-off”-it të Botërorit, ku do të përballet me Kosovën.

Një nga protagonistët e sfidës ishte talenti i Juventus, Kenan Yıldız, i cili pas ndeshjes analizoi performancën e skuadrës, duke theksuar vështirësitë e hasura, veçanërisht në pjesën e parë.

“Gjatë pjesës së parë nuk arritëm të gjenim rrugën e rrjetës. Kishte shumë presion mbi mua, me tre lojtarë që më markonin vazhdimisht”, u shpreh sulmuesi turk, duke nënvizuar vëmendjen e lartë mbrojtëse nga kundërshtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kthesa erdhi pas pushimit: “Në pjesën e dytë shënuam dhe loja jonë u përmirësua ndjeshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Yıldız vlerësoi gjithashtu forcën e grupit dhe shpirtin kolektiv që çoi në këtë sukses: “Jam shumë krenar për skuadrën. Kemi një grup të fortë dhe të bashkuar”.

Sulmuesi nuk e fshehu as vështirësinë e përballjes: “Ishte një ndeshje e komplikuar ndaj një kundërshtari shumë fizik”.

Tashmë vëmendja e Turqisë zhvendoset te finalja vendimtare për një vend në Kupën e Botës 2026.

“Do të japim maksimumin në ndeshjen e radhës. Fillimisht duhet të rikuperojmë dhe të përgatitemi sa më mirë”, përfundoi Yildiz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?