Champions League/ Leverkusen fiton me “poker” ndaj Feyenoord, Benfica merr 3 pikët në Serbi
Sporti E Enjte, 19 Shtator 2024 20:42
Mbrëmja e tretë e Champions League nis me gola, por pa shumë surpriza. Bayer Leverkusen mori një fitore të thellë 4-0 në transfertën ndaj Feyenoord.
Florian Wirtz me dy gola, Grimaldo dhe Wellenreuther ishin autorët e golave për skuadrën e Xabi Alonsos që e nis në perfeksion rrugëtimin evropian.
Benfica mori një sukses 2-1 në transfertën ndaj Crvena Zvezdës. Dy lojtarët turq, Akturkoglu dhe Kokcu ishin autorët e golave. /R.Lika-Koha Jonë/