Champions League/ Liverpooli përmbys Atleticon, Arsenali mund Napolin

Liverpool e nis me këmbën e mbarë aventurën në Champions League. Në një “Anfield” të zjarrtë, skuadra e kuqe përmbysi Atletico Madridin dhe fitoi 2-1, pas një sfide të luftuar deri në minutat e fundit. Atletico goditi i pari. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Julian Alvarez, Marcos Llorente u shfaq në momentin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës madrilene.

Liverpool reagoi para pushimit dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 40-të. Dominik Szoboszlai, pas një asistimi të shkëlqyer nga Ronald Araujo, realizoi për 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Pas pushimit, “Reds” u kthyen në fushë me më shumë intensitet dhe përmbysën gjithçka. Në minutën e 50-të, Alexis Mac Allister lëshoi një goditje fantastike me të majtën nga kufijtë e zonës së rreptësisë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e portierit dhe duke çuar Liverpoolin në avantazh.

Atletico tentoi të reagojë, por Liverpooli administroi avantazhin deri në vërshëllimën finale. 2-1 për Liverpoolin, tre pikë të çmuara në startin e Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festë edhe për Arsenalin, që mori një sukses minimal, por shumë të rëndësishëm në transfertën ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja mbeti e bllokuar për më shumë se një orë lojë, me të dyja skuadrat që patën vështirësi për të gjetur hapësira. Zhbllokimi erdhi në minutën e 75-të, kur Martin Odegaard tregoi gjithë klasën e tij.

Kapiteni i Arsenalit goditi mjeshtërisht nga kufijtë e zonës së rreptësisë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës londineze avantazhin 0-1. Napoli u hodh në kërkim të barazimit në minutat e fundit, por Arsenal rezistoi dhe ruajti rezultatin deri në fund.

PSG triumfoi në shifra tenistike 6-1 ndaj Slovan Bratislavës, 3 nga golat u shënuan nga Ferran Torres, ndërkohë që la shenjë edhe Dembele me dopietë.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎(Wednesday, SEP 09) UEFA CHAMPIONS LEAGUE BARCELONA 5-1 បឡ حين FEYENOORD STUTTGART F PARIS 3-1 VIKING VIKING STAVANGEA PARIS-SG BRATISLAVA SIDER 夫 MATEIDAR LIVERPOOL SPGRTING 2-1 2 ATLÉTICO OΣ SPORTING CP 3-1 GALATASARAY N SSC NAPOLI 0-1 Arsenal ARSENAL Results‎"‎‎

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?