Champions League, Modric thyen rekordin e veçantë. Futbollisti më i vjetër që ka shënuar…
Champions League është në ndeshjet e gjashta në grupe dhe ndryshe nga mbrëmë, e sotmja është me rekorde, si në gola, por edhe të vetë futbollistëve.
Në moshën 37-vjeçare e 54 ditë, Luka Modric është futbollisti më i vjetër që ka shënuar gol me 11-metërsh në Champions League. Mesfushori i Real Madrid realizoi nga pika e bardhë ndaj skocezëve të Celtic, në ndeshjen që madrilenët e fituan me rezultatin e thellë 5-1.
Rekordi mbahej nga turku Burak Yilmaz, i cili shënoi me penallti ndaj Chelsea kur luante me Lille, në mars të vitit 2022, kur ishte 36 vjeç e 244 ditë.