Champions League/ Real dhe City luajnë aktin e dytë në Bernabeo, Juvja sfidon PSV
Champions League mbrëmjen e sotme do të mësojë dhe 4 ekipet e fundit që do të shkojnë në fazën e 1/8-ve. Vëmendja kryesore do të jetë në Santiago Bernabeu, aty ku Real Madrid e Manchester City do të duelojnë në aktin e dytë, në atë që mund të konsiderohet si finale e parakohshme.
Real vjen me avantazhin 3-2 të ndeshjes së 1 jave më parë, por brenda këtyre 7 ditëve duket se gjërat kanë ndryshuar në kahe të kundërta. Skuadra e Ancelottit nuk arrin dot një fitore në La Liga prej 3 javësh, gjë e cila bëri që të humbasë vendin e parë. Në krahun tjetër City mori në fitore të rëndësishme me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Neëcastle.
Sfidë delikate do të jetë dhe transferta e Philiphs Stadion, ku Juventus do duhet të mbrojë avantazhin 2-1 të arritur një javë më parë në Torino. Ndaj kampionëve holandezë pritet që kualifikimi të mos jetë një detyrë e thjeshtë për “Zonjën e Vjetër”, me teknikun Thiago Motta që pritet t’i besojë edhe njëherë tjetër francezit Kolo Muani në majën e sulmit.
Sfidë e lehtë në letër për PSG, e cila triumfoi 0-3 ndaj Brest në transfertë 1 javë më parë, ndaj pritet që kalimi për më tej për skuadrën e Luis Enriques të jetë thjesht një formalitet.
KOHA JONË SONDAZH

