Champions League/ Spektakël që në javën e parë, Real Madrid përballë Interit, City në transfertë

Pas shortit të hedhur pak ditë më parë në Monaco, 36 skuadrat që do të garojnë në sezonin 2026/27 të Champions League kanë mësuar tashmë datat dhe oraret e sakta të tetë ndeshjeve që do të zhvillojnë në fazën e ligës. Për të tretin sezon radhazi, kompeticioni më prestigjioz europian do të zhvillohet me formatin e ri, ku 36 ekipe bëjnë pjesë në një renditje të vetme. Çdo skuadër do të luajë tetë takime ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, katër prej tyre në shtëpi dhe katër në transfertë. Në këtë fazë nuk do të ketë përballje mes skuadrave që i përkasin të njëjtit kampionat, ndërsa një klub mund të përballet me maksimumi dy ekipe nga e njëjta shoqatë kombëtare.

Si funksionon kualifikimi?

Pas përfundimit të tetë raundeve, tetë skuadrat e renditura në krye të tabelës do të sigurojnë automatikisht një vend në fazën e 1/8-ave. Ekipet që do të pozicionohen nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në fazën play-off, ku do të kërkojnë kualifikimin për më tej. Ndërkohë, skuadrat që mbyllin renditjen nga vendi i 25-të deri në të 36-in do t’i japin fund aventurës europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Starti më 8 shtator, supersfida që në raundin e parë

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e ligës do të nisë më 8 shtator dhe raundi i parë do të shtrihet në tre ditë. Në ditën e parë spikat përballja e madhe mes Real Madridit dhe Interit, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu” në orën 21:00. Në të njëjtën orë do të luhet edhe dueli Porto – Manchester City. Të mërkurën, më 9 shtator, programi rezervon disa përballje spektakolare. Barcelona do të presë Feyenoordin, ndërsa Liverpooli do të përballet me Atlético Madridin. Në fushë do të zbresin gjithashtu Napoli dhe Arsenali, ndërsa PSG do të luajë ndaj Slovan Bratislavës. Raundi i parë do të mbyllet më 10 shtator me takime si Fenerbahçe – Roma, Bayern Munich – Bodo/Glimt dhe Manchester United – Sabah Baku FC. Sezoni i ri premton emocione që në start, me disa prej skuadrave më të mëdha të Europës që do të përballen me njëra-tjetrën që në javët e para të kompeticionit.

Finalja në Madrid

Aventura e Champions League 2026/27 do të kulmojë më 5 qershor 2027. Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” të Madridit, ku do të përcaktohet kampioni i ri i Europës. Më poshtë gjendet kalendari i plotë i fazës së ligës, me të gjitha ndeshjet e secilës skuadër të ndara sipas tetë raundeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?