Champions, mungojnë në 11-shen më të mirë Messi e Ronaldo
Barcelona, Bajern Mynih, Real Madrid dhe Juventus janë katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni në UEFA Champions League. Juve barazoi pa gola në ndeshjen e kthimit ndaj Monaco, për të avancuar më tej, ndërsa Reali fitoi 1-0 me rivalët e Atleticos. Golin për madrilenët e shënoi në fund të ndeshjes Hernandez. Turan u ndëshkua në 76’ me karton të kuq për Atletico, duke ia lehtësuar diosi punën të besuarve të Carlo Ancelotti. Pas përfundimit të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve, portali Goal.com ka përzgjedhur formacionin më të mirë. Në mesin e ekipit më të mirë, nuk figurojnë dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

