Champions, Partizani shpreson te kualifikimi. Murataj gradohet kapiten

Partizani ka mbyllur përgatitjet për duelin e kthimit në Champions League ndaj Bate Borisov. Barazimi 1-1 në duelin e “Air Albania” lë shpresa të mëdha për kampionët shqiptarë. Me skuadrën është stërvitur edhe mesfushori me tipare sulmuese, Eros Grezda, duke qënë në dispozicion të plotë për trajnerin Zoran Zekiç.

Kroati ka provuar skuadrën në disa momente të lojës, për të treguar kështu rëndësinë që ka ky 90 minutësh për vazhdimësinë në Kupat e Europës. Partizanit i duhet medoemos fitorja për të kaluar më tej, ku në rast kualifikimi sfidon Aris Limasol.

Situata duket e mirë në skuadër, pavarësisht zhvillimeve të fundit, ku u largua kapiteni Bruno Telushi. Shiriti në këtë 90 minutësh pritet të mbahet nga mesfushori, Valentino Murataj. Takimi i kësaj të marte do të luhet në orën 20:00 në ”Varosi Stadion”, impiantin prej 8 mijë vendesh, që pritet të jetë gjysmë plot për këtë sfidë.

SHKARKO APP