Champions/ PSG triumfon ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, Villareal befason në fund Juven
Barcelona është mposhtur 1-2 në “Camp Nou” nga kampionët në fuqi të Europës, Paris Saint-Germain. Katalanasit gjetën golin në minutën e 19-të pas një aksioni të shpejtë: Lamine Yamal fitoi një top të humbur nga Vitinha dhe kombinoi me Pedri-n, ky pasoi te Rashford, i cili asistoi Ferran Torres për golin e parë.
Francezët reaguan në minutën e 38-të me Senny Mayulu, që shënoi pas një asisti të shkëlqyer nga Nuno Mendes. Ndeshja u vendos në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Gonçalo Ramos realizoi golin e fitores pas një pasimi perfekt të Hakimit, duke i dhënë PSG-së tre pikë të arta.
Në ndeshjet e tjera të grupit, Borussia Dortmund mori fitoren e parë sezonale, duke mposhtur 4-1 Athletic Bilbaon. Për verdhezinjtë shënuan Svensson (28’), Chukëuemeka (50’), Guirassy (83’) dhe Brandt (90+1’), ndërsa për baskët shënoi Guruezta (61’).
Leverkusen u ndal në barazim 1-1 në shtëpi ndaj PSV-së. Gjermanët kaluan në avantazh me Kofane (65’), por holandezët reaguan shpejt me Saibari (72’), duke ndarë nga një pikë secili.
Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në fushën e Villarrealit, duke regjistruar kështu rezultatin e dytë radhazi pa fitore në Champions League. Bardhezinjtë, që në debutim kishin bërë 4-4 ndaj Borussia Dortmund, këtë herë u ndalën në minutën e 90-të nga goli i ish-mbrojtësit të tyre, Renato Veiga.
Skuadra spanjolle kaloi në avantazh në minutën e 18-të me Mikautadze, ndërsa Perin mbajti gjallë shpresat e Juventusit me pritje vendimtare ndaj Pedraza-s dhe Buchanan.
Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të dhe Conceição përmbysi rezultatin shtatë minuta më vonë pas një gabimi të Parejo-s. David pati rastin të vuloste fitoren, por traversa e ndali. Kur dukej se Juventusi do të kthehej në Itali me tri pikë të vlefshme, në minutën e fundit Veiga shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke i dhënë Villarrealit një barazim dramatik.
KOHA JONË SONDAZH

