Champions, Real Madrid, Manchester Siti e Juve “fluturojnë” më tej

 

Kur mbeten edhe dy ndeshje nga mbyllja e fazës së grupeve në Champions, Real Madrid ka siguruar kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni. Ndaj PSG, madrilenët mjaftohen me golin e Nacho Fernandez, që shënoi në pjesën e parë për të marrë tre pikë, duke lënë pas francezët me 7 pikë në grup. Dy ekipet e tjera të këtij grupi kanë nga 3 pikë. Në Grupin B, Uejn Runi shënoi në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndaj CSKA Moskë, duke ngjitur ekipin e tij në krye të klasifikimit, por ekipit anglez i duhet të presë ndeshjet e fundit për kualifikimin. PSV dhe Volsburg kanë nga 6 pikë dhe synojnë gjithashtu kalimin e fazës së grupeve. Jonas dhe Luisao shënuan nga një gol në çdo pjesë loje për Benfikën që fitoi ndaj Gallatasarait, 2-1, duke afruar portugezët pranë kualifikimit. Benfika ka 9 pikë dhe Gallatasarai  4 pikë, ndërsa Atletiko Madrid 7 pikë, çka do të thotë se matematikisht spanjollët e portugezët duhet të presin edhe ndeshjet e mbetura. Astana edhe pse mori një pikë ndaj Atletikos, nuk pretendon më tej kalimin grupeve. Starling, Fernandinho e Bony shënuan tre gola në favor të Manchester Siti që triumfoi ndaj Seviljes brenda në shtëpinë e saj, duke i dhënë kualifikimin ekipit anglez. Juventus u përball me Volsburg, por edhe pse barazoi 1-1 dhe mbeti me 10 lojtarë, kalon më tej falë fitores së ekipit anglez. Likshtajner barazoi shifrat pas golit të Johnson në pjesën e parë. Hernanes doli me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Siti ka 9 pikë, Juve 8 dhe Sevilja 3 pikë e gjermanët vetëm dy pikë. Barcelona dhe Bajern Mynih synojnë të fitojnë ndeshjet e mbrëmjes së mërkurë, për të avancuar ose për të qenë më tej, pranë kualifikimit si dy ekipe të tjera pretendentet këtij kompeticioni.     

Champions League

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot  

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi A 

Real M.-PSG                  1-0

 Shakhtar D.-Malmoe      4-0

Grupi B 

Mançester J. – CSKA M.  1-0

PSV-Volsburg                  2-0

Grupi C

Astana-Atletiko M.          0-0

Benfika-Gallatasarai      2-1

Grupi D

Borussia M.-Juventus     1-1

Sevilja-Mançester S.      1-3                         

Nesër

Grupi E

Barcelona – BATE

Roma – Bajer L.

Grupi F 

Bajern M. – Arsenal

Olimpiakos – Dinamo Z.

Grupi G 

Chelsea –  Dinamo K.

Maccabi T. – Porto

Grupi H  

Gent – Valencia

 Lion – Zenit St.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?