Champions, Skënderbeu me fat, në raundin e tretë gjen FC Milsamin

Pak orë përpara se të zbrisnin në fushën e Seaview në Irlandën e Veriut për takimin e kthimit me Crusaders, Skënderbeu mësoi edhe emrin e pengesës së rradhës në rrugën europiane. Do të jenë moldavët e Milsami Orhanei kundërshtarët e kampionëve të Shqipërisë në turin e tretë të paraeleminatoreve të Champions League. Skuadra moldave fitoi 2-1 edhe takimin e dytë në shtëpi përballë bullgarëve të Ludogoretz Razgrad duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 pasi kishte fituar 1-0 edhe në Ludogoretz Arena një javë më parë. Në këtë mënyrë është plotësuar edhe dëshira e bërë puiblike nga trajneri i Skënderbeut Mirel Josa i cili edhe pse kërkoi t’i evitonte me cdo kusht komentet për kundërshtarët e rradhës në raunditn e tretë duke u fokusuar vetëm te përballja e kthimit me Crusaders e pranoi se preferonte Milsamin për vetë faktin se Ludogoretz Razgrad ka luajtur vitin e kaluar në fazën e grupeve të Chmapions League ku ishte në të njëjtin grup me Realin e Madridit, Liverpulin dhe Bazelin. Gjithsesi edhe pse një kundërshtar më i pranueshëm në pamje të parë duhet kujtuar se Milsami është surpriza e madhe e raundit të dytë të paraeleminatorev të Champions me elminimin që ju bëri bullgarëve dhe do të jetë padyshim një rival tejet i fortë për Skënderbeun . Milsami është skuadra e qytetit moldav Orhei që gjendet 40 km larg kryeqytetit Kishinjev dhe dy sezone më parë shkoi deri në raundin e tretë të paraeleminatioreve të Europa League. Skuadra vlerësohet në total nga transfermarkt.de me 2.96 milionë euro dhe përbehet në shumicën absolute me futbollistë nga Moldavia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?