Champions/ Sonte gjysmëfinalja e parë Arsenal-PSG, pritet spektakël dhe emocione në Londër

“Emirates Stadium” është gati të mirëpresë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit të Mikel Artetës dhe PSG-së së Luis Enrique-s, dy trajnerë spanjollë që ëndërrojnë të udhëheqin skuadrat e tyre drejt finales së madhe në Mynih më 31 maj, një trofe që asnjëri prej tyre nuk e ka fituar më parë në karrierë.

PSG ka qenë pranë suksesit në vitin 2020 kur u mposht nga Bayern Munchen, ndërsa për të parë Arsenalin kaq pranë trofeut duhet të kthehemi në vitin 2006, kur u mund nga Barcelona, pikërisht në Paris. Kjo nuk është përballja e parë këtë sezon mes këtyre dy ekipeve: në fazën e grupeve, Arsenal fitoi 2-0 ndaj PSG-së në shtëpi.

Mikel Arteta, që ka veshur fanellën e PSG-së në sezonin 2001/02, tani kërkon të shkruajë historinë me Arsenalin si trajner: “Duam të bëjmë diçka të veçantë. Shpresoj që ata që do të jenë në stadium apo do të na ndjekin nga shtëpia të kenë atë energji të veçantë që sjell mrekullitë.”

Për PSG-në, rruga drejt finales ka kaluar përmes Anglisë: pas eliminimit të Liverpool-it në 1/8-at dhe Aston Villës në çerekfinale, tashmë përballen me Arsenalin.

Luis Enrique deklaroi: “E dimë sa e vështirë është të luash kundër Arsenalit në fushën e tyre. Ata zbresin me intensitet të madh fizik dhe duhet të dimë si të menaxhojmë çdo moment të ndeshjes.”

Formacionet e mundshme

Arsenal (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Kiëior, Leëis-Skelly; Merino, Rice; Saka, Odegaard, Martinelli; Trossard.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.

Sonte gjysmëfinalja e parë Arsenal-PSG, pritet spektakël dhe emocione në Londër

SHKARKO APP