CHAMPIONS/ Valverde me tripletë po turpëron City-in, PSG mund në 45 minutat e para Chelsea-n

Janë mbyllur pjesët e para në tri sfidat e mbrëmjes në UEFA Champions League, me gola dhe emocione të shumta.

Real Madrid-Manchester City

Në Santiago Bernabéu Stadium, Real Madrid po dominon përballjen ndaj Manchester City, duke udhëhequr 3-0 pas një pjese të parë spektakolare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protagonisti absolut i këtij fraksioni ishte Federico Valverde, i cili realizoi një “hat-trick”. Mesfushori uruguaian zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pas një topi të gjatë të portierit Thibaut Courtois. Valverde shmangu mbrojtësin e Cityt dhe më pas dribloi edhe portierin Gianluigi Donnarumma, duke dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 27-të, Valverde realizoi sërish, këtë herë pas asistit të Vinícius Júnior. Mesfushori kompletoi “hat-trickun” në minutën e 42-të, pas një pasimi nga Brahim Díaz dhe një veprimi spektakolar në zonë, duke vulosur një pjesë të parë të paharrueshme.

PSG-Chelsea

Ndërkohë, në Parc des Princes, Paris Saint-Germain po fiton 2-1 ndaj Chelsea pas 45 minutave të para. Skuadra franceze kaloi në avantazh në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë, Ousmane Dembélé krosoi në zonë për João Neves, i cili e uli topin me kokë dhe shërbeu për Bradley Barcola. Sulmuesi realizoi një gol të bukur me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 28-të, kur pas një asisti të shkëlqyer nga Enzo Fernández, ishte Malo Gusto që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë me të djathtën.

Megjithatë, para pushimit, në minutën e 41-të, ishte sërish PSG që riktheu avantazhin. Ousmane Dembélé realizoi pas një veprimi individual brilant, duke kaluar mbrojtësit e Chelsea-t dhe duke finalizuar me klas në rrjetë.

Bodo/Glimt-Sporting Lisbon

Në përballjen tjetër, Bodø/Glimt po udhëheq 2-0 ndaj Sporting CP pas pjesës së parë. Norvegjezët kaluan në avantazh në minutën e 32-të me anë të Sondre Fet, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të shkaktuar në zonë nga mbrojtja portugeze.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit dyfishuan shifrat me golin e Ole Blomberg, duke e mbyllur fraksionin e parë me një epërsi të rëndësishme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?