Championsi/ Reali fiton me 5 gola në Kazakistan, Atalanta përmbys Brugge
Real Madrid reagoi menjëherë pas humbjes në derbin e Madridit kundër Atleticos në fundjavë duke marrë një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso dominoi në transfertë ndaj Kairat Almaty, duke fituar me rezultatin bindës 5-0 dhe duke shënuar fitoren e dytë radhazi në fazën e grupeve.
Ylli i ndeshjes ishte Kylian Mbappé, autor i një triplete, ndërsa golat e tjerë u realizuan nga Camavinga dhe Brahim Diaz. Për skuadrën kazake, megjithatë, mbetet një natë historike duke u përballur për herë të parë me madrilenët.
Ndërkohë, Atalanta arriti të ngrejë kokën pas disfatës së rëndë ndaj PSG-së. Nën drejtimin e trajnerit Ivan Juric, bergamaskët mposhtën Club Brugge me rezultatin 2-1 në “New Balance Stadium”, duke marrë tre pikët e para në grup. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, miqtë kaluan në avantazh me Tzolis në minutën e 38-të pas një gabimi të De Roon.
Në pjesën e dytë, me hyrjen e lojtarëve nga stoli, Atalanta ndryshoi ritmin. Samardzic barazoi shifrat në minutën e 73-të me penallti, ndërsa Pasalic përmbysi gjithçka në minutën e 87-të me një goditje me kokë.
KOHA JONË SONDAZH

