Chelsea +7 nga Manchester Siti, Arsenali mundet nga Totenhem

Kryesuesit e Premier League, Chelsea, fituan 2-1 ndaj Aston Vilës në transfertë, duke u shkëputur në krye të klasifikimit pas javës së 24-ët. Hazard kaloi më shpejt Blutë e Londrës në avantazh, por Okore barazoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë. Serbi Ivanoviç shënoi golin e fitores disa minuta më vonë, duke i dhënë avantazhin 2-1 ekipit të tij. Në ndeshjet e tjera të Premier League, Manchester Siti barazoi 1-1 me Hull, duke lënë dy pikë dhe duke humbur terren me kryesuesit.  Kampionët bnë fuqi të Anglisë, barazuan shifrat në 90’, me antë të Milner, duke shmangur humbjen, pas disavatazhit të miqve, në 35’. Leicester City humbi 0-1 me Crystal Palace, duke mbetet në fund. Edhe QPR humbi me Sauthampton 0-1, ndërsa Svanesi barazoi 1-1 me Sunderland.  Pas javës së 24-ët,  Chelsea ngjitet me 56 pikë dhe   Manchester City me 49,  Southampton 45, Manchester United 43 pikë. Totenhem, pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit, u ngjit në kuotën e 43 pikëve, në vend të pestë. Arsenali mbeti në vend të 6-të me 42 pikë.  Djajtë e Kuq e trajnerit Luis van Gal, do të luajnë të djelën, ndaj Uest Hem, ora 18.15, për të ngushtuar diferencën me kryesuesit dhe vendin e dytë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?