Chelsea barazim me Manchester United
Chelsea-Manchester Utd, përfundojë pa fitues (1:1), në derbin e madh të luajtur në stadiumin ‘Stamford Bridge’, në kuadër të takimit të javës së 25-të në Premier League. Futbollistët e Manchester Utd dëshmuan shpirt luftarak dhe vazhduan serinë e mirë të rezultateve, duke mbajtur hapin në luftë për kreun e tabelës. Portieri i Manchester Utd, David de Gea pati disa intervenime të mira sidomos në minutën e 68-të ka pritur një goditje që nuk pritej të Ivanoviqit. De Gea ishte më i merituari që Manchester Utd importoi një pikë të mëdha dhe që ia sigurojnë qetësinë trajnerit Louis van Gaal. Në minutën e 59-të, Zouma i Chelseat për shkak të lëndimit u desh të largohej nga fusha. Pas dy minutave (61’), një veprim i mirë i ‘Djajve të Kuq’, topi shkon deri te Jesse Lingard i cili nga rreth 12 metra nga një pozitë e vështirë godet fortë dhe shënoi gol të bukur për epërsinë e skuadrës së tij. Diego Costa shpëtoi nga humbja Chelseat, kur barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 90+1.
Manchester Utd renditet i pesti me 41 pikë, kurse Chelsea është i 13-ti me 30 pikë.
Liga e Anglisë
Chelsea-ManUnited 1:1 (0:0)
Bournemouth-Arsenal 0:2 (0:2)
Southampton-West Ham 1:0 (1:0)
Liverpool-Sunderland 2:2 (0:0)
Tottenham-Watford 1:0 (0:0)
Swansea-C. Palace 1:1 (1:0)
Newcastle-West Brom 1:0 (1:0)
Aston Villa-Norwich 2:0 (1:0)
Stoke City-Everton 0:3 (0:3)
Man.City-Leicester 1:3 (0:1)
KOHA JONË SONDAZH

