Chelsea bën gati 52 milionë euro për yllin e mesfushës së Romës

Roma po përjeton një garë të vërtetë me kohën në orët e fundit të merkatos. Verdhekuqtë kanë ende një boshllëk për krahun e sulmit, por disa prej objektivave të ndjekur gjatë javëve të fundit po largohen njëri pas tjetrit.

Pista që ka pësuar goditjen më të madhe është ajo për Jamie Leëeling. Roma kishte arritur marrëveshjen me Stuttgartin për transferimin e gjermanit, por operacioni ka ngecur për shkak të vetë futbollistit.

Leëeling, i lindur në vitin 2001, nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar. Sulmuesi duket se nuk është bindur plotësisht për të lënë Gjermaninë dhe një vend titullari, për të ardhur në Romë dhe për të vënë veten në provë nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është bërë edhe më e komplikuar për Romën, pasi në orët e fundit Chelsea ka shfaqur interes për Manu Koné.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klubi londinez raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 52 milionë paundësh për mesfushorin francez. Në të njëjtën kohë, Chelsea do të ishte i gatshëm të lejonte edhe huazimin e Jamie Bynoe-Gittens te Roma.

Në Trigoria tashmë po shqyrtojnë me kujdes situatën. Shitja e Koné do t’i mundësonte Gasperinit të merrte një përforcim të krahut, me Gittens si një prej opsioneve, por edhe të siguronte fondet për zëvendësimin e francezit.

Megjithatë, largimi i Koné do të ishte një humbje e rëndësishme për skuadrën, ndaj Roma nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Qëndrimi aktual i klubit është që lojtari të mos shitet.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?