Chelsea bën gati 90 milionë euro për sulmuesin në merkaton e janarit

Chelsea po përgatitet të bëjë një transferim të bujshëm gjatë merkatos së janarit. Objektivi i madh i “Bluve” është sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 javët e para në Premier League.

Ganezi është një sulmues i fuqishëm dhe mjaft produktiv para portës. 25-vjeçari ishte objektiv i disa klubeve gjatë merkatos së fundit, por Bournemouth nuk pranoi asnjë nga ofertat.

Për të bindur Borunemouth, Chelsea ka bërë gati 90 milionë euro për transferimin e sulmuesit ganez gjatë merkatos së janarit. Enzo Maresca e pëlqen shumë Semenyo-n dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij që në janar, duke ditur që konkurrenca për sulmuesin sa vjen e shtohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?