FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea bën gati goditjen e madhe, kërkon super sulmuesin e Bundesligës

Pas heqjes së dënimit nga FIFA, drejtuesit e Chelsea-t duket se janë gati të shpenzojnë shuma të konsiderueshme në merkato për të përforcuar skuadrën.

Emri që lakohet më tepër në “Stamford Bridge” është ai i sulmuesit gjerman të Leipzig, Timo Werner. 23-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, ku deri më tani ka arritur të shënojë 18 gola dhe të japë 6 asiste në 17 takime të luajtur në Bundesligë.

Më herët Werner ka qenë i lidhur me një kalim te Liverpool apo Bayern Munich, por drejtuesit e Leipzig kanë kthyer mbrapsht çdo ofertë në drejtim të tij. Sulmuesi i përfaqësueses gjermane u bashkua me Leipzig në vitin 2016 nga Stuttgart, ndërsa ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?