FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea bën “paqe” në duelin e parë me Realin, kualifikimi vendoset në Londër (VIDEO)

Real Madrid dhe Chelsea lënë gjithçka të hapur për në Londër, për të siguruar një biletë për në finalen e madhe të këtij sezoni në Champions League. Dueli i parë i luajtur në Madrid u mbyll në barazim 1-1, teksa Blutë e Londrës tashmë janë pak më të avantazhuar, pasi mund të kualifikohen edhe me një barazim pa gola.

Skuadra e Tuchel e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-t. Pas një aksioni të gjatë, Pulisic bën gjithçka mirë në zonë, shmang portierin dhe më pas arrin që ta dërgojë në rrjetë.

Reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm, teksa do të barazonte sfidën në minutën e 29-të. Pas një rrëmujë në zonën e Bluve të Londrës, Benzema prek topin me kokë dhe më pas me një veprim të bukur akrobatik arrin që të shënojë. Në fraksionin e dytë, Reali luajti më mirë, por nuk mundi që të shënonte një tjetër gol. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?