Chelsea dhe Mourinho turpërohen sërish, divorci mes tyre “troket”
Chelsea nuk është më as vetvetja, kurse trajnerit Mourinho i duhet të mësojë nëse do të jetë më trajner i kësaj skuadre. Humbja 0-1 ndaj Bournemouth dhe tani trajneri Jose Mourinho rrezikon stolin te Kampionët e Anglisë, pasi kanë pësuar humbjen e tetë nga 15 ndeshje të luajtura në Premier League. “Blutë” u mposhtën në shtëpi nga Bournemouth dhe janë vetëm 3 pikë larg rënies nga kategoria. Mourinho sipas medieve britanike është vënë në dyshim dhe mund të shkarkohet nga Abramovich. Sakaq, ndryshe nga Chelsea, një ekip tjetër po befason në Premier League. Leicester ka fituar edhe në fushë të Svensea dhe kryeson aktualisht Premier League. Ndalet në barazim Mançester Junajtid brenda në shtëpi, por humb Mançester Siti dhe përfiton Arsneal, që ngjitet në vend të dytë.
Premier League:
Java e 15-të:Stoke-Mancheset City 2 – 0, Arsenal-Sunderland 3-1, Manchester United -Uest Hem 0-0, Southampton-Aston Vila, 1-1, Svansea-Leicester 0-3, Vatford-Noruiç 2-0, WBA-Totenhem 1-1, Chelsea – Bournemouth 0-1. Nesër: 17:00 Newcastle United – Liverpool. 7 dhjetor: 21:00 Everton – Crystal Palace
Klasifikimi: Leicester 32 pikë, Arsenal 30, Manchester City 29, Manchester United 29 pikë…
KOHA JONË SONDAZH

