Chelsea e nis me fitore kampionatin, por ndaj Brighton e ndihmon fati (VIDEO)

Chelsea e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin, duke marrë një sukses 3-1 në transfertë ndaj Brighton. Ishte një sfidë shumë e dobët për ekipin e Lamard që vuajti shumë, por ishte me shumë fat për të marrë 3 pikët.

Werner fitoi një penallti pasi rrëmbeu një top në zonë, teksa nga pika e bardhë Jorginho realizoi në minutën e 23-të. Vendasit u kundërpërgjigjën mjaft mirë duke krijuar raste të mira shënimi, por do të barazonin me Trossard në fillimin e fraksionit të dytë.

Blutë e Londrës patën fat pasi rigjetën shpejt avantazhin me James në minutën e 56-të, pas një goditje nga distanca. 10 minuta më pas mbrojtësi Zouma realizoi golin e tretë. Havertz zhgënjeu në debutim, duke mos arritur që të tregojë vlerat e tij. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP