Chelsea fiton derbin ndaj Fulham falë një goli të Palmer, Broja luan 66 minuta
Chelsea fitoi me rezultatin 1-0 derbin e Londrës përballë Fulham. Heroi i ndeshjes për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mauricio Pochetino ishte Cole Palmer që në minutat shtesë të pjesës së parë, shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga ana e Sterling.
Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar. Sulmuesi i kombëtare provoi në disa momente të rrezikonte portën kundërshtare, por nuk ia doli me sukses që të gjente rrugën e rrjetës.
Pochetino vendosi ta zëvendësonte Brojën në minutën e 66. Chelsea me këtë fitore ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të tetë.
KOHA JONË SONDAZH

