Chelsea gati të sakrifikojë Brojën për të arritur te ylli portugez

Chelsea është në kërkim të një bomberi, pasi këtë sezon Armando Broja dhe Jackson nuk kanë arritur që të shfaqin vlerat e tyre më të mira. Këtë periudhë, pas rikthimit të tij në fushë, trajneri Pochettino i ka dhënë minuta të rëndësishme, por sulmuesi kuqezi ka qenë larg pritshmërive dhe kjo ka bërë që Broja të mos shihet më si i paprekshëm në sytë e trajnerit dhe stafit drejtues.

Prej kohësh flitet për një largim të tij nga Londra gjatë janarit, madje edhe me titull definitiv. Broja shihet nga drejtuesit si një kartë për të ulur kostot e merkatos. Fillimisht është folur për një përfshirje të tij në negociatat që mund të kryen për të arritur te Victor Osimhen, ndërsa së fundmi “The Sun” e dërgon në Portugali.

Chelsea është vënë në ndjekje të Antonio Silva-s të Benfica-s, një mbrojtës për të zëvendësuar Thiago Silva-n. Mbrojtësi portugez po zhvillon një sezon fantastik, por drejtuesit e klubit portugez nuk e lëshojnë pa 87 milionë sterlina. Chelsea mund të përdor kartën Broja për të ulur kostot, kartoni i sulmuesit shqiptar vlerësohet me 30 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?