Chelsea i pandalshëm në merkato, arrin akordin me yllin e Leverkusenit
Kai Havertz ka arritur një marrëveshje për një kontratë për 5 sezone me Chelsea-n, teksa bisedimet janë në detajet finale. 21-vjeçari cilësohet si një nga talentet më premtues në Europë, prej disa javësh ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Londër.
Frank Lampard e kishte në listën e transferimeve pas nënshkrimit me Timo Werner dhe Hakim Ziyech. Sipas “RMC Sport” akordi me futbollistin dhe klubin londinez është finalizuar me një kontratë 5-vjeçare, por tashmë duhet të bindet edhe Leverkusen.
Kërkesa e “Aspirinave” është e lart, 100 milionë euro, një shifër e cila në këtë kohë pandemie është e vështirë për t’u mbuluar. Haverz shënoi 17 gola këtë sezon, duke ndihmuar Leverkusenin që të arrijë në çerekfinalet e Europa League, ku do të sfidojë Interin. /R.Lika-Koha Jone/