Chelsea i vendos ultimatum Manchester Cityt: Afat deri të premten për Enzo Fernandez

Chelsea i ka vendosur një afat të qartë Manchester Cityt për transferimin e Enzo Fernandez. Klubi londinez i ka bërë të ditur kampionëve të Anglisë se kanë kohë deri të premten në orën 17:00 për të mbyllur marrëveshjen me vlerë 120 milionë paund.

Mesfushori argjentinas, i cili mban edhe shiritin e zëvendës-kapitenit te Chelsea, prej muajsh ka sinjalizuar dëshirën për t’u larguar nga Stamford Bridge.  City e sheh Fernandez si një prej kandidatëve kryesorë për të përforcuar mesfushën. Në krye të skuadrës tashmë është Enzo Maresca, ish-trajneri i Chelseat, i cili e njeh mirë mesfushorin argjentinas dhe dëshiron të punojë sërish me të.

City po kërkon gjithashtu një zëvendësues të mundshëm për Rodrin, në rast se mesfushori spanjoll largohet nga klubi. Rodri raportohet se dëshiron një transferim te Barcelona, ndërsa City deri tani ka refuzuar një ofertë prej 55 milionë paundësh nga katalanasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea ndërkohë nuk ka ndërmend të ulë çmimin për Fernandez. Drejtuesit e klubit kanë bërë të qartë se kërkesa është 120 milionë paund dhe se, nëse marrëveshja nuk arrihet deri të premten në orën 17:00, lojtari do të qëndrojë në Londër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata mund të ndikojë edhe në negociatat mes Manchester Cityt dhe Barcelonës për Rodrin. Nëse City nuk arrin të sigurojë Fernandez, klubi do të duhet të shqyrtojë alternativa të tjera për mesfushën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?