Chelsea kapitullon me Liperpul, Mourinho tani ironi me veten: Fitojmë ndeshjen tjetër
Dy gola të Coutinhos dhe një i Benteces kanë zhvlerësuar golin e Ramires, duke i dhënë një shuplakë të rëndë Jose Mourinhos, që tashmë pritet të largohet nga Chelsea.
Tekniku portugez këtë sezon ka koleksionuar 6 humbje në kampionat, ndërsa ka gjetur vetëm tre fitore e dy barazime. Një performancë mjaft e dobët, e cila nuk ka trishtuar tifozët, që në “Stamford Bridge” sot kishin vendosur një pankartë ku shkruhet; “Mourinho you are the best”, që përkthehet, “Mourinho, je më i miri”.
Ndeshja e zhvilluar në orarin e drekës, e vlefshme për javën e 11-të të Premier Ligës kanë nxjerrë në pah problemet difensive të lodinezëve. Kampionët e Anglisë kanë pësuar tre gola me kundra sulm dhe falë aftësive individuale të lojtarëve nga “Anfield Road”.
Loja ishte mjaft dramatike për teknikun portugez, i cili fillimisht buzëqeshi, kur Ramirez në minutën e 4’ gjeti rrugën e golit. I gjithë stadiumi u ngrit peshë. Por me kalimin e minutave, loja e djemve të Jurgen Klopp nisi të rritej dhe mbajtja e topit për të kuqtë u rrit ndjeshëm, dyfish më shumë se Chelsea. Kjo rritje e lojës së të kuqve solli dhe golin e barazimit, të shënuar nga Coutinho, në të tretën minutë shtesë të pjesës së parë. Fraksioni i dytë i lojës vijoi me të zotët e shtëpisë në sulm, por “mysafirët” nuk u trembën dhe përmes një kundrasulmi të shpejtë i dhanë mundësi Coutinhos të dyfishonte rezultatin. Ishte minuta e 73’, kur Special One pa t’i dridhej toka nën këmbë, por nuk u dekurajua, duke i kërkuar të tijve të dilnin në sulm, çka solli më shumë hapësira pas, dhe Benteke në të 83’ i dha shuplakën e fundit Murinhos, që tashmë pritet të largohet nga Chelsea.
Për t’u shënuar është fakti se kjo fitore e Liverpool është e para nën drejtimin e teknikut Jurgen Klopp, që në ndeshjen e parë barazoi me Totenham në fushën e të kuqve, por në sfidën e dytë në stolin e Liverpool, Klopp shijoi një fitore të mrekullueshme ndaj kampionëve të Anglisë. Tashmë Liverpool ngjitet në kuotën e 17 pikëve.
Humbja, e gjashta në këtë kampionat, e lë Chelsea në vendin e 15-të të Premier League, shumë larg pretendimeve të fillim sezonit. I pyetur se çfarë do të bëj, Jose Mourinho u përgjigj: “Do të shkoj në shtëpi ku familja ime do të jetë e trishtuar, pastaj do të përpiqem të shoh një ndeshje regbi, të shkëputem disi nga kjo humbje dhe nesër në mëngjes do të jem sërish në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e ardhshme, të mërkurën. Nuk mendoj se kjo ndaj Liverpool ishte ndeshja ime e fundit me Chelsea.”
Më pas, trajneri i Chelsea shtoi: “Ajo që pashë nga futbollistët ishte e mirë deri në momentin që ata e ndjenë se ishte e pamundur të bënin më mirë. Lufta vazhdon, por ndonjëherë ka dyluftime që kanë të pamundura për të fituar. Unë mund të luaj kundër çdo skuadre, çdo trajneri, të fitojë ose të humbasë, por për futbollistët është shumë më e vështirë.”
Jose Mourinho nuk ka dashur të flasë për të ardhmen, teksa janë shtuar zërat se drejtuesit e Chelsea kanë vendosur ta shkarkojnë. “Nuk kam asgjë për të thënë, asgjë për të thënë, asgjë për të thënë. Më vjen keq, por nuk kam asgjë për të thënë. Tifozët nuk janë të çmendur. Unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen,” – përfundoi portugezi.
Nga ana tjetër Jurgen Klopp arriti fitoren e parë në Premier League si trajner i Liverpool. – “Nuk e filluam ndeshjen ashtu si duhet, por pasimet tona erdhën duke u përmirësuar dhe në pjesën e dytë gjetë hapësira në mbrojtjen e Chelsea, – tha gjermani. – Nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë, por futbollistët punuan fort. Eshtë normale, nuk mund të fitosh ndryshe ndaj Chelsea.”
Premier Liga, Java 11-të:
Sot:
13:45 Chelsea FC- Liverpool 1-3
16:00 Crystal Palace – Manch U. 0-0
16:00 Manchester C.- Noruich 3-1
16:00 Neucastle Utd – Stoke 0-0
16:00 Suansea City- Arsenal 0-3
16:00 Uatford FC- Uest Ham 2-0
16:00 UBA – Leicester 2-3
1 nëntor 2015
14:30 Everton FC- Sunderland
17:00 Southampton- Bournemouth
02.11.2015
21:00 Tottenham- Aston Villa
Klasifikimi: Manchester City 25 pikw, Arsenal 25, Leicester C. 22, Manchester U. 21, Uest Ham 20, Tottenham 17, Liverpool 17, Crystal Palace 16, Vatford 16, Southampton 14, Uest Bromwich 14, Everton 13, Svansea 13, Stoke 13, Chelsea 11, Noruich 19, Bournemouth 8, Neucastle 7, Sunderland 6, Aston Villa 4 pikë
KOHA JONË SONDAZH

