Chelsea kërkon të largojë portierin më të shtrenjtë në histori
Më 8 Gusht të 2018-ës Kepa Arrizabalaga u bë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Chelsea vendosi të paguajë shifrën e 80 milionë eurove në arkat e Athletic Bilbaos, aq sa ishte parashikuar në klauzolën për blerjen e kartonit të spanjollit.
Megjithatë kjo shifër deri më tani nuk është justifikuar aspak nga portieri 25-vjeçar, i cili nuk ka mundur që të paraqesë të njëjtën performancë si në Spanjë.
Lampard e kritikoi disa herë edhe publikisht në lidhje me performancnë e tij, ndërsa së fundmi e la në pankinë në sfidën ndaj Leicester dhe në Londër janë të bindur që tekniku ka nisur të mendoj për të afruar një tjetër portier për sezonin e ardhshëm.
Emri favorit për të zëvendësuar Kepa-n te Chelsea është ai i argjentinasit të Udineses Juan Musso, i cili po bën paraqitje mjaft të mira dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali dhe Europë.