Chelsea mendon për argjentinasin që po spikat te Bologna

Sipas të përditshmes italiane Il Resto del Carlino,  Chelsea ka filluar të ndjekë me interes sulmuesin e ri të Bolognës, Santiago Castro. Edhe pse deri tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare, londinezët po monitorojnë me kujdes ecurinë e talentit argjentinas, që synon të rikthehet në kombëtaren e parë të vendit të tij.

Chelsea prej kohësh ka ndërtuar një strategji të qartë për të afruar yje të rinj nga Argjentina: në radhët e saj apo në klubet partnere janë tashmë Enzo Fernández, Facundo Buonanotte, Garnacho dhe Anselmino (i huazuar te Borussia Dortmund).

Castro, që sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të shkëlqyer me 10 gola në Serie A, është bërë lojtari më i ri në historinë e Bolognës që arrin këtë kuotë në elitën italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një studimi të CIES, observatorit ndërkombëtar të futbollit, vlera e tij në treg mund të llogaritet mes 50 dhe 70 milionë eurove, pavarësisht se aktualisht përfiton vetëm 500 mijë euro neto në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?