Chelsea mund me 3 gola Crystal Palace, ngjitet në vendin e katërt
Chelsea arriti një fitore të lehtë 3-1 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Premier League, e zhvilluar në stadiumin “Selhurst Park”.
Blutë e Londrës e nisën më mirë takimin dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 34-t, kur Estevao dërgoi topin në rrjetë. Epërsia u dyfishua në fillimin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 50-të, Joao Pedro realizoi golin e dytë për Chelsea-n, pas asistit të Estevaos.
Në minutën e 64-t, Chelsea fitoi një penallti, të cilën Enzo Fernandez e shndërroi saktë në gol, duke çuar rezultatin në 3-0 dhe duke siguruar praktikisht fitoren. Ndërkohë, situata u komplikua edhe më shumë për vendasit, pasi Adam Ëharton u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 73-të, duke e lënë Crystal Palace me dhjetë lojtarë.
Goli i vetëm për Crystal Palace u shënua në minutën e 88-të nga Chris Richards, por pa ndikuar në fatin e ndeshjes. Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe renditet përkohësisht në vendin e katërt të klasifikimit, ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e 15-të me 28 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

