Chelsea mund Leeds dhe shkon në finalen e FA Cup, do të sfidojë City-in
Chelsea mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Leeds United në gjysmëfinalen e FA Cup, në ndeshjen e zhvilluar në Wembley Stadium.
Skuadra londineze arriti të sigurojë kualifikimin për në finalen e kompeticionit, falë një goli të vetëm të realizuar në minutën e 23-të. Autori ishte Enzo Fernández, i cili shfrytëzoi në maksimum një krosim nga krahu i djathtë i ardhur nga Pedro Neto, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Në finalen e madhe, Chelsea do të përballet me Manchester City, që siguroi kualifikimin një ditë më parë pasi mposhti Southampton me rezultatin 2-1.
Finalja e FA Cup është planifikuar të zhvillohet më 16 maj, sërish në stadiumin “Wembley”, ku do të vendoset fituesi i trofeut prestigjioz anglez.
KOHA JONË SONDAZH

