Chelsea mundet në duelin e parë të Kupës nga Middlesbrough, Broja luan 30 minuta
Middlesbrough ka surprizuar Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së EFL Cup, duke e mundur 1-0 në Riverside Stadium.
Vendasit modest finalizuan me sukses në gol një aksion në minutën e 37-të, me Hackney që nuk e pati të vështirë të realizojë.
Armando Broja u aktivizua në minutën e 63-të, për të shtuar forcat në sulmin e ekipt të Pochettinos. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë ndryshim rezultati, me Chelsean që do kërkojë kualifikimin në aktin e kthimit në Londër.
KOHA JONË SONDAZH

