FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea ndalet ndaj Burnleyt, por mbetet në krye të Premier League (VIDEO)

Chelsea nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 11-të kundër Burnleyt.

Sfida nisi më mirë për skuadrën e Tuchel që do të kalonte në avantazh që në minutën e 33-të me Kai Havertz. Në minutën e 82-të, ndërkohë Burnley do të kundërpërgjigjej me golin e barazimit, të cilën do ta shënonte Matej Vydra.

Mungesa e Lukakut ka ulur djeshëm fuqinë sulmuese të Bluve të Londrës që po vuajnë kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve. Chelsea mban kryesimin me 26 pikë, por që mund të ngushtohet diferenca me Liverpoolin, nëse këta të fundit mposhtin nesër West Hamin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?