Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, sytë tek Nelson Semedo

Chelsea po vijon punën për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit kanë nisur kontaktet e para për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Wolves, Nelson Semedo.

Ish-i Barcelonës ka hyrë në sezonin e tretë me “Ujqërit”, por në këtë sezon nuk ka gjetur hapësira dhe është i hapur për të ndryshuar skuadër.

Chelsea kërkon që 28-vjeçari portugez të zbarkojë në Londër në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit dhe më pas në bazë të performancës do të vlerësohet blerja përfundimtare në merkaton e verës së ardhshme.

SHKARKO APP