Chelsea nuk ka të ndalur, ylli i takimit Cristian Pulisic
Chelsea i Lampard ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në fushën e Burnley me rezultatin 2-4. Ylli i këtij takimi ishte padyshim Cristian Pulisic, i cili shënoi tre gola ndërsa tjetër u shënua nga Willian. Në minutat e fundit vendasit ”vendosën” të zgjohen duke shënuar dy gola të shpejtë por pa mundur që të dalin me pikë nga ky takim. Kjo është fitorja e katërt radhazi për Chelsea në kampionat dhe ndodhet në kuotën e 20-pikëve, po aq sa Leicester dhe mban vendin e katërt. Vendi i parë mbahet nga Liverpool me 25 pikë pas nëntë takimesh që luan nesër kundër Tottenham, ndërsa në vend të dytë është Manchester City me 20 pikë. Kjo është fitorja e shtatë radhazi për “Blutë e Londrës”.