Chelsea, ofertë të “çmendur” Juves për Paul Pogba

Francezi i Juves, Paul Pogba është ndër më të kërkuarit e merkatos së dimrit. Nëse ai largohet, me siguri do të derdhen shumë para në arkën e klubit të Torinos. Janë ekipet angleze, Manchester Junajtid e Çelsi, që e duan me çdo kusht në merkaton e janarit Pogba, para se të nisin të bëjnë llogaritë me pjesën e dytë të këtij sezoni. Pas Manchester United, është Chelsea ekipi tjetër ka gati një ofertë për Paul Pogba. Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Daily Express”, “Blutë” e Londrës janë gati t’i ofrojnë Juventus  plot 52 milionë euro. Mesfushori francez pëlqehet shumë  nga trajneri Jose Mourinho. Jo vetëm kaq por klubi londinez është gati të përfshijë në operacion edhe një prej mesfushorëve, Ramires, Schurrle dhe Obi Mikel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?