Chelsea “paqe” ndaj Liverpoolit, Sturridge dhe Hazard shënojnë super gola (VIDEO)

Super ndeshja e javës së 7-të mes Chelsea-t dhe Liverpoolit nuk ka prodhuar asnjë fitues. Në “Stamford brige”, të kuqtë shmangën disfatën vetëm në sekondat e fundit,

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 26-të nga Eden Hazard. Sulmuesi belg mori një pasim fantastik nga Kovacic, dhe më pas lëshoi një të majtë të fortë e cila përfundoi në cepin e portës së Alisson. Liverpooli krijoi mundësi të shumta shënimi, por do të gjente golin e barazimit vetëm një minutë nga fundi i kohës së rregullt.

Daniel Sturridge me një goditje spektakolare nga një distancë prej 25 metrash, mposhti portierin Kepa, i cili me gjithë hedhjen nuk mundi që ta evitonte. Pas 7 javësh, City ndodhet në krye së bashku me Liverpoolin me 19 pikë, ndërkohë që Chelsea mbetet në vendin e tretë me 17 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?