Chelsea pëson tjetër humbje, Broja nuk lë gjurmë sërish si titullar
Chelsea pëson një tjetër humbje në Premier League, këtë herë 2-1 ndaj Wolverhampton, duke regjistruar humbjen e tetë në 18 javë kampionat.
Mario Lemina zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që goli i dytë do të vinte nga Doherty në minutën e tretë shtesë. Skuadra mike reagoi tri minuta më vonë me Nkunkun, i cili gjeti golin e parë në ndeshjen e parë në Premier League me Chelsea-n.
Armando Broja e nisi sfidën si titullar për “Blutë e Londrës”. Sulmuesi shqiptar pati një mundësi të mirë në minutën e pestë, por nuk mundi të godiste, ndërkohë që gjashtë minuta më pas nuk u koordinua saktë pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë.
Me suksesin e sotëm, skuadra e Gary O’Neil barazon Chelsea-n në renditje në kuotën e 22 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

