Chelsea triumfon ndaj Brighton në sfidën spektakolare që dhuroi 7 gola

Chelsea ka marrë një fitore spektakolare në javën e dytë të Premier League, duke mposhtur Brightonin në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit. “Blutë” triumfuan me shifrat 4-3 në “Stamford Bridge”, në një sfidë me shumë gola dhe emocione.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Romeo Lavia zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t, ndërsa Chelsea dyfishoi avantazhin në minutën e 14-të me Pedro Neto, i cili përfitoi nga një asist i Morgan Rogers.

Presioni i londinezëve vijoi dhe në minutën e 32-të erdhi edhe goli i tretë. João Pedro dërgoi topin në rrjet pas pasimit të Hatos, duke e çuar Chelsea-n në avantazhin 3-0. Brighton reagoi shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë Malek Yalcouyé shkurtoi diferencën në 3-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, miqtë rritën ndjeshëm presionin dhe arritën të riktheheshin në lojë. Në minutën e 63-të, një autogol i João Pedros i dha Brightonit golin e dytë dhe e bëri sfidën edhe më të hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea nuk u dorëzua dhe reagoi menjëherë. Në minutën e 74-t, Cole Palmer realizoi një gol të bukur, duke rikthyer avantazhin e dyfishtë për vendasit. Brighton vijoi të kërkonte golin deri në fund dhe në minutën e 90+5-të Pascal Groß shënoi për 4-3, duke i dhënë fund një ndeshjeje spektakolare.

Me këtë sukses, Chelsea ngjitet në kuotën e 6 pikëve pas dy javësh dhe pozicionohet në vendin e tretë të renditjes së Premier League. Brighton, ndërkohë, mbetet me 3 pikë, në vendin e tetë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?