Chiellini mund të rikthehet në fushë shumë më parë se sa pritej

Mbrëmjen e së dielës Juventus humbi Merih Demiral, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, duke mbyllur para kohe sezonin aktual.  Për momentin Maurizio Sarri do të mbetet me pak alternativa në repartin e mbrojtjes: Bonucci, de Ligt dhe Ruganin.

Nuk ishin të pakta zërat që bardhezinjtë mund të rifuten në merkato për të transferuar një tjetër mbrojtës, por kjo duket se nuk do të ndodhë. Madje, do të ndodhë e kundërta, teksa një lajm i mirë mund të gëzojë tifozët.

Giorgio Chiellini, në fakt po rikuperohet më shpejt se sa pritej nga dëmtimi i pësuar në shtator dhe sipas asaj që raporton “Tuttosport”, mund të jetë në dispozicion të Sarrit që në fund të muajit shkurt. Objektivi është që të jetë në 100 për qind për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve ndaj Lyon e parashikuar për t’u luajtur më 17 mars në “Allianz Stadium”.

Por ëndrra e Sarrit dhe tifozëve të Juventusit, është që ta shohin kapitenin e bardhezinjve në fushë që në ndeshjen e kampionatit ndaj Interit, që do të luhet më 1 mars. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP