Chiellini në autobiografi: Balotelli person negativ, Melo më i keqi i të këqinjve
Në fushën e lojës Chiellini nuk kursehet me askënd, madje as në biografinë e tij “Io, Giorgio”. Në librin e kapitenit të Juventusit nuk janë kursyer kritikat ndaj Balotellit dhe Melos, dy futbollistë me karakter të vështirë.
“Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin. Në vitin 2013, në Kupën e Konfederatave kundër Brazilit, ai nuk na ndihmoi për asgjë. E meritonte ta kapnim me shpulla. Sidoqoftë, një tjetër ishte edhe më i keq.
E kam fjalën për Felipe Melo, më i keqi nga të këqijtë. Me të rrezikoje në çdo moment luftën. Nuk mund të qëndroj me njerëz që nuk njohin respektin, me ata që duan gjithmonë të jenë kundër të tjerëve. Unë, gjithashtu, iu thashë trajnerëve e presidentit: Ky është një mollë e kalbur”.
Chiellini shpjegoi se ai nuk mbante mëri, por se nuk i kishte duruar qëndrimet e caktuara të dy ish-shokëve të skuadrës në të kaluarën.
“Unë nuk kam mëri, as kujdesem për këtë, por nëse duhet ta ndaj diçka për ta, e bëj. Nuk jam shoku më i mirë i të gjithëve, por ata janë dy të vetmit që kanë kaluar përtej një kufiri të pranueshëm. Problemi nuk është nëse luani mirë apo keq, por nëse nuk respektoni grupin, skuadrën ku bëni pjesë, nuk keni asgjë brenda vetes. Në fushë urrej Interin, por jashtë fushave bëj shaka me të gjithë. Mesazhi i Javier Zanettit është një nga ata që më ka pëlqyer më shumë”, u shpreh Chiellini.