Chiesa mbetet jashtë ekipit të Liverpoolit, mendon rikthimin në Seria A

Federico Chiesa nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Arne Slot për turneun e verës në Azi me Liverpoolin. Pavarësisht se shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Stoke City-t, sulmuesi italian duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri dhe kështu rikthimi i tij në Serie A është gjithnjë e më i mundshëm.

Një kthim në Seria A që mund të jetë vendimtar edhe për të rifituar një vend në Kombëtaren italiane, pas një sezoni të vështirë në Angli.

Prej kohësh për Chiesën është folur për një interes konkret nga Napoli, që e shikon si përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Megjithatë, për të veshur fanellën e kampionëve të Italisë, ish-lojtari i Juventusit do të duhet të pranojë një ulje të ndjeshme page, pasi aktualisht përfiton 6.5 milionë euro neto në sezoN, shumë që nuk përputhet me politikat financiare të klubit napolitan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Negociatat mbeten të hapura dhe zhvillimet mund të ndodhin në ditët në vijim, me Serie A që i hap sërish dyert një prej talenteve më të mëdhenj në vitet e fundit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?