Chivu: Kemi bërë një merkato të matur, nuk ka titullar fiks tek Interi!

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka riafirmuar rëndësinë e Lautaro Martinez në projektin zikaltër, duke lënë pas zërat e merkatos që qarkulluan ditët e fundit rreth sulmuesit argjentinas. Në një intervistë për Sportmediaset, tekniku rumun e cilësoi Lautaron si një prej figurave qendrore të skuadrës dhe theksoi lidhjen e fortë që ai ka me fanellën e Interit.

“Lautaro është kapiteni ynë për dashurinë që ka për ngjyrat e klubit. E kam parë të motivuar dhe me ambicien e duhur, pavarësisht finales së humbur të Botërorit kundër Spanjës. Ai u përpoq të ishte sa më shpejt të ishte e mundur sërish me ne dhe u kthye në Pinetina më herët. Mendoj se është pothuajse gati për një sezon të rëndësishëm”, deklaroi Chivu.

Në vijim, trajneri foli edhe për merkaton e Interit. Afrimet e Stones, Spence dhe Curtis Jones kanë shtuar alternativat dhe konkurrencën brenda grupit, ndërsa objektivi i klubit, sipas Chivut, ka qenë rritja e cilësisë së një skuadre që ishte tashmë e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi zhvilluar një merkato të qartë dhe të matur, duke kërkuar të sjellim cilësi dhe të rrisim nivelin e një organike tashmë të fortë. Kemi detyrimin të ruajmë një nivel të lartë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket Pio Espositos, Chivu theksoi se në skuadër nuk ka titullarë të përhershëm dhe se konkurrenca do të jetë vendimtare.

“Ne nuk kemi titullarë fiks. Për ne rëndësi ka niveli i konkurrencës brenda skuadrës. Pio është i rëndësishëm për mënyrën se si qëndron në grup, për mënyrën se si stërvitet dhe për atë që di të bëjë në fushë”, përfundoi trajneri i Interit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?