Chivu me mbrojtje të “arnuar”, dy nga lojtarët kthehen në vitin 2026

Cristian Chivu hedh një sy nga infermieria në prag të rifillimit të sezonit. Pas eliminimit në gjysmëfinale të Superkupës Italiane nga Bologna, Interi rikthehet në fushë për të përgatitur sfidën e vështirë të së dielës mbrëma në transfertë ndaj Atalantës. Një përballje delikate kundër një skuadre që në raundin e fundit arriti të mposhtë me vështirësi Genoan, falë golit vendimtar të Hien në minutat e fundit.

Trajneri zikaltër do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat, përpara se të hedhë sytë me besim drejt vitit të ri, ku Interin e pret një kalendar i ngjeshur mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe mbi të gjitha Champions League, që hyn në fazën vendimtare.

Në javët e fundit, dy elementë kyç të skemës zikaltër kanë mbetur jashtë fushës: Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi. Mbrojtësi i krahut ishte me skuadrën në Riad, por ende i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Situata kërkon nxitim, sidomos duke parë mungesën e Dumfries dhe faktin se Interi aktualisht nuk ka një lojtar të pastër për krahun e djathtë. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit pritet të ndërhyjnë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjta vlen edhe për Acerbin, i cili po përballet me një shqetësim muskulor në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Për të dy lojtarët, rikthimi brenda vitit kalendarik duket i vështirë. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, opsioni më realist është rikthimi në fushë në fillim të vitit 2026, ndoshta që nga ndeshja në transfertë ndaj Parmës, e planifikuar për 7 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?