CIES/ 50 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2020, Messi s’duket askund

Cies, Observatori botëror i futbollit, i specializuar në studimin statistikave, ka përpiluar renditjen e 50 lojtarëve më të mirë të vitit 2020 sipas vlerës bazuar në performancën në fushë të lojtarëve. Studimi merr në konsideratë 5 kampionatet kryesore, që kanë luajtur një numër të caktuar ndeshjesh.

Lajmi i bujshëm është padyshim, fakti që në të nuk bën pjesë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi. Ndërkohë rivali i tij, Cristiano Ronaldo ka zënë vetëm vendin e 27-të. Çudirat nuk përfundojnë këtu, teksa në vendin e parë renditet kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson.

Pas tij janë Kimpembe dhe Thiago Alcantara, ndërkohë që Mbappe renditet ventëm në vendin e 17-të, Van Dijk në të 18-in. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?