Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit te Konyaspor

Sokol Cikalleshi është bërë shkak për largimin e trajnerit Bulent Korkmaz, i cili vetëm një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të sulmuesit shqiptar ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës bardhjeshile. Kjo e papritur e madhe te Konyaspor ka ndodhur për arsyen se Korkmaz nuk e donte në skuadër sulmuesin shqiptar siç ka deklaruar vetë ai në një intervistë për mediat turke.

“Në sezonin e fundit ne kishim shumë vështirësi në shënimin e golave. Po punonim në merkaton e verës për ta zgjidhur këtë problem. Derisa klubi zgjodhi që të zyrtarizojë një prurje, Cikalleshin. Pasi arritën marrëveshjen me të, më kanë dhënë informatat dhe unë nuk e kam pranuar. Nëse të sjellin një lojtar që nuk e aprovon, atëherë kjo do të thotë se nuk ka trajner këtu. Menjëherë pas kësaj që ndodhi vendosa të largohem. Deri në këtë moment kishim punuar së bashku mbi sjelljen e futbollistëve”, u shpreh Korkmaz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?