Cikalleshi e Avdiaj, gola me peshë në Kroaci e Austri
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në kampionatin kroat, duke treguar formën e shkëlqyer që po kalon në këto momente. RNK Split ka përmbysur dy gola të shpejtë nga Osijek dhe sulmuesi shqiptar ka shënuar golin me vlerën e 3 pikëve. Kavajasi po tregon një formë të mirë duke shënuar rregullisht për ekipin e tij. Kjo është ndeshja e tretë radhazi që shtatlarti i kuqezinjve ka gjetur rrugën e rrjetës me RNK Split. Por edhe një lojtar tjetër, kandidat për fanellën kuqezi, ka shkëlqyer në kampionatin austriak. Me dygolëshin e shënuar me SK Sturm Graz, në barazimin 4-4 në transfertë të kampionatit austriak, Dionis Avdiaj, tregoi se është lojtari i së ardhmes. Ai pritet që të thirret nga Gianni de Biasi për herë të parë me kuqezinjtë në miqësoren e qershorit, ndaj Francës
KOHA JONË SONDAZH

