
Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë fantastike në kampionatin turk të futbollit. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatyaspor, sulmuesi i Kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.
Bomberi kavajas kësaj herë ndëshkoi ish-ekipin e tij Basaksehir, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1. Cikalleshi gjeti rrugën e rrjetës me kokë pas asistit të shqiptarit tjetër Zymer Bytyqi, duke kaluar përkohësisht në avantazh Konyasporin. Vendasit barazuan shifrat me Ba 5 minuta nga fundi.
https://twitter.com/i/status/1367123008029097997
