Cikalleshi shënon super gol në Turqi, por i anulohet nga VAR (VIDEO)
Sokol Cikalleshi u rikthye titullar me Konyasporin, madje gjeti golin në përballjen në transfertë kundër Istanbulsporit.
Cikalleshi realizoi një gol shumë të bukur 11 minuta përpara fundit, por festa e tij dhe e shokëve të skuadrës u ndërpre nga VAR-i.
Teknologjia anuloi golin e 33-vjeçarit nga Kavaja për pozicion të parregullt në nisjen e aksionit, që më pas solli edhe golin.
Menjëherë pas anulimit të golit, trajneri i Konyasporit e zëvendësoi Cikalleshin.
https://twitter.com/i/status/1746505182014230634
KOHA JONË SONDAZH

