Çinari: Hera e parë që shënoj 4 gola, meritë e skuadrës

Eraldo Çinari ishte futbollisti më i mirë në fitoren e të kuqve në fitoren 8-1 ndaj Luftëtarit. Sulmuesi shkodran tha pas ndeshjes se për të ishte hera e parë që realizonte katër gola në një takim.

“Ndihem shumë i lumtur, ishte hera e parë që shënoja 4 gola në një takim. Besoj që kjo erdhi nga e gjithë skuadra, sepse punuam fort. Çdo ndeshje kemi punuar fort dhe kemi luajtur mirë, pavarësisht se nuk na ka dalë goli. Ishte një Partizan i mirë, jo se ishte Luftëtari i keq. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, me fitore.

Europa? Për sa kohë matematika na e lejon, ne do të vazhdojmë të besojmë te Europa. Kualitetet dhe grupi janë, thjesht kemi pasur një ngërç psikologjik. Shpresoj shumë që me këtë ndeshje ta kemi kaluar dhe të kemi vazhdimësi.

Synimi kryesor është të ndihmoj ekipin të arrijë sa më shumë suksese, pastaj edhe gjërat individuale nuk duhen lënë pas, dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë. Do të thotë shumë të jesh golashënues i Partizanit”, deklaroi Çinari pas ndeshjes.

SHKARKO APP